PD, Basha — Çdo qytetar mund të propozojë përfaqësuesin e tij në Kuvend

PD, Basha — Çdo qytetar mund të propozojë përfaqësuesin e tij në Kuvend

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar sot nismën “Propozo deputetin tënd”. Me anë të një statusi në Facebook ai shprehet se përfshirja e qytetarëve në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet është e vetmja mënyrë për ushtrimin e të drejtës për t’u vetëqeverisur.

Më poshtë disa nga pohimet kryesore të zotit Basha.

  • Sot në Shqipëri një grusht i vogël njerëzish kontrollojnë pasuritë dhe gjithë pushtetin politik e ekonomik të vendit, ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër;
  • Politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje, ……., ato nuk fuqizuan asnjëherë njerëzit, por vetëm sa prodhuan fasada dhe makiazhe. Pas fasadave politikanët vazhduan t’i shërbejnë vetes, klientëve dhe miqve, ndërsa populli mbeti i harruar;
  • Në Shqipëri qeverisja duhet t’u kthehet më në fund njerëzve. Vetëm atje ku pushteti buron nga njerëzit dhe kontrollohet nga njerëzit mund të ketë liri, demokraci të vërtetë dhe mirëqenie, për sot dhe për të ardhmen;
  • Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë;
  • Kandidatët për deputet do t’i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>