
Bashkia e Durrësit ka dhënë me koncesion shërbimin funeral, sipas përfaqësuesit të Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri. Të shtunen në një deklaratë për median, Xhaferri u shpreh se koncesioni do të kushtojë 376 milionë lekë.
Sipas tij, fituesi i koncesionit do të shpallet kryetari i Partisë Sovcialiste të Durrësit, Luan Zaza. “Nuk paskan të ngopur në grabitjen që i bëjnë qytetarëve të Durrësit”, u shpreh Xhaferri.
Ai tha se koncesioni u bazua në një vendim të vitit 2019 për privatizimin e varreza.