PD denoncon oligarkët: Kanë përfituar 2,2 miliardë euro para publike

PD denoncon oligarkët: Kanë përfituar 2,2 miliardë euro para publike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri sot publike platformën e opozitës për “çlirimin e ekonomisë nga monopolet e oligarkia” dhe shkëputjen e qeverisë nga krimi.

Në thelb të kësaj platforme qëndron ndryshimi i një sërë ligjesh për të ndaluar dhënien e koncesioneve korruptivë dhe përdorimin e parave të pista në ekonomi, kryesisht duke ashpërsuar Ligjin Antimafia.

Partia Demokratike renditi të gjithë koncesionet, tenderat korruptivë dhe kontratat e dhëna nga Qeveria Rama bashkë me përfituesit kryesore, që në total i kushtojnë shqiptarëve 2,2 miliardë euro:

 – Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);

 – Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot-Morinë;

 – Shkëlqim Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar

 – Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);

 – Endri Meksi dhe Olsi Rama – përfituesit e koncesionit të sistemit qëndror të Monitorimit të Lojërave të Fatit;

 – Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Thumanë-Vorë (225 milionë euro);

 – Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;

 – Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve malës të karburantëve gazit të lëngshëm

 – Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë

 – Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;

 – Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);

 – Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);

 – Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorik (104 milionë euro);

Gjatë fjalës së tij, Zoti Basha deklaroi:

“Shqipëria është në një gjendje kolapsi; një krizë të trefishtë ekonomike, politike e morale ka kapluar vendin.

Opozita është angazhuar të përpunojë dhe të hedhë për diskutim platformën tonë për të dalë nga kjo e keqe.

Marrëdhënia midis krimit dhe politikës nuk është mjaftuar me kapjen e zgjedhjeve, por ka avancuar si një kancer në ekonominë shqiptare.

Ne do të prezantojmë platformën Antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP.

Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse nuk garantojmë konkurrencën e lirë në treg, nëse një grup njerëzish vazhdon të përfitojë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jo transparente.”

Prezantimi i platformës u nda në tre pjesë:

 – Bilanci i abuzimeve në sektorin e tenerderva, koncensione, monopoleve që u prezantua nga deputetja Jorida Tabaku;

 – Bilanci financiar se sa i kushtojnë këto abuzime taksapaguesve shqiptarë që u prezantua nga deputeti Florjon Mima;

 – Amendimet e ligjit anti-mafia që u prezantua nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>