Partia Demokratike kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për pesë vepra penale, për çështjen e maskave të skaduara.
Kallëzimi u bë nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Partia Demokratike akuzoi dje Ministren Manastirliu se ka shpërndarë tek mjekët maska kirurgjikale të skaduara, duke vënë në rrezik jetën e mjekëve.
Përfaqësuesit e PD-së kanë verifikuar kutitë e maskave të shpërndara nëpër spitale dhe kanë parë që data e skadencës së tyre ishte 20 dhjetor 2011.
Për këtë çështje kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama replikuan në Twitter.