PD kërkon dorëheqjen e Ruçit: Ka lejuar shkeljen e Kushtetutës në Kuvend

PD kërkon dorëheqjen e Ruçit: Ka lejuar shkeljen e Kushtetutës në Kuvend

Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen e Krytarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, pasi në seancën e 18 dhjetorit në shkelje të kushtetutës, ka lejuar zgjedhjen e kryeprokurores së Përkohshme.

Me anë të një deklarate për shtyp, kreu i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho theksoi se në seancën e fundit parlamentare, Edi Rama, me miratimin dhe zbatimin e Gramoz Ruçit “kanë kryer puç kushtetues” duke lejuar votimin për Prokurorin e Përkohshëm të Përgjithshëm megjithëse Kushtetuta parashikon zgjedhjen me 3/5 e votave, për kandidatët e propozuar nga KLP dhe që kanë kaluar vettingun.

Ndër të tjera, deputeti Spaho sqaroi se zgjedhja e kryeprokurores i jep mbrojtje politike dhe antiligjore Kryeministrit Rama, ministrave dhe miqve të tij oligarkë.

“Në këto kushte opozita nuk mund të lejojë shkeljen permanente të Kushtetutës dhe delegjitimimin e institucioneve duke qëndruar fort në mbrojtje të saj dhe institucioneve demokratike dhe si hap i parë i kthimit në normalitet në Kuvend, kërkojmë dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga funksioni i Kryetarit të Kuvendit”, mbylli deklaratën Zoti Spaho.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>