PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 9 qarqe

Nga Exit News
PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 9 qarqe

Partia Demokratike kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit dhe përsëritjen e votimit në këto zona. Ata pretendojnë se në 25 prill ka ndodhur “vjedhja më e madhe e zgjedhjeve” në Shqipëri.

Përfaqësuesit e PD dorëzuan sot në KQZ dosjen ankimore me “qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve”.

Akuzat kryesore të PD ndaj Partisë Socialiste janë:

  • Blerje votash
  • Presion ndaj votuesve
  • Vjedhje e të dhënave personale
  • Presion përmes të dhënave personale nga patronazhistët
  • Angazhimi i shtetit dhe administrates në favor të PS në zgjedhje
  • Dhënia e tenderave, legalizimeve dhe bërja pagesave të paligjshme për të blerë vota
  • Shtimi i numrit të të punësuarve në administratën shtetërore në këmbim të votës
  • Kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar
  • Përdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret
  • Mosveprimi i policisë dhe prokurorisë ndaj blerjes së votës
  • Ndryshime antikushtetuese të Kodit Zgjedhor
  • Ndryshimet e fletes se votimit qe sollen 83 mije vota të pavlefshme
  • Pamundesimi i votes se emigranteve
  • Pengesa e emigrantëve të vendeve fqinje për të adhur për të votuar përmes karantinës

PD kërkon që të ketë rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Ankimimi i PD-së në KAS do të shtyjë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ me disa ditë deri në shqyrtimin e kërkesës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>