Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës kanë kërkuar që në Kodin Zgjedhor të përfshihet një klauzolë për vendosjes e një qeverie kujdestare, 100 ditë para zgjdhjeve. Opozita propozon që ky rregull të zbatohet derisa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Sipas propozimit të opozitës, përbërja e qeverisë dhe rregullat e saj do të përcaktohen duke amenduar ligjin për Këshillin e Ministrave.
Ky propozim nuk ka lidhje me asnjë praktikë tjetër në historinë politike botërore. Qeveria teknike para zgjedhjeve është provuar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, dhe pak kohë më parë u kritikua edhe nga vetë arkitekti i saj ish-Kryeministri Zoran Zaev.