Partia Demokratike mbështeti thirrjen e Bashkimit Evropian për zgjedhjen në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive një person jo partiak dhe të paanshëm, të mërkurën.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi u shpreh se “tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian”. Ajo e quajti “plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak” si “antidemokratik”.
BE i bëri thirrje Kuvendit të shtyjë për në shtator zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s. Ata kërkuan një drejtues të paanshëm dhe jopartiak.
Ndërkohë, PD gjatë gjithë kohës ka kundërshtuar kandidaturat e propozuara nga qeveria si partiake.