Opozita do të vendosë sot mbi hapat politik që do të ndermarrë pas shembjes me dhunë të Teatrit Kombëtar.
“Koalicioni opozitar do të mblidhet sot për të marrë një vendim”, tha Lulzim Basha sot për mediat.
Zoti Basha akuzoi qeverinë se “gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pabesi”.
“Me Edi Ramën, paligjshmëria, dhuna dhe pabesia nuk do të mbarojnë.Pa u larguar kjo qeveri. Kur ke një parlmant të dalë nga krimi, atëhere krimi kthehet në ligj”, përfundoi zoti Basha.