
Partia Demokratike ka paditur në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve, KAS për qarkun e Gjirokastrës, sot, 24 maj.
KAS vendosi të mos përsërisë zgjedhjet në Gjirokastër duke hedhur poshtë kërkesat e LSI dhe PD.
Kjo është padia e dytë kundër këtij vendimi të KAS pas asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Përfaqësuesi i PD Marash Logu ka njoftuar përmes Twitter se PD kërkon pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër.
Sipas PD zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës janë manipuluar nga Partia Socialiste duke përdorur burime shtetërore
LSI akuzoi më herët qeverinë se përdori Komitetin Teknik të Covid-19, për ndalimin e ardhjes së mbështetësve të LSI-së nga Greqia.