
Partia Demokratike përgënjeshtroi lajmet e dala në media për deklaratat e bëra nga kreu i saj Lulzim Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të hënën.
Në një deklaratë zyrtare, thuhet se Basha “në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë…si antiamerikane”.
Në reagimin e PD theksohet se aleancën me SHBA nuk mund ta cënojë askush.
Gjatë mbledhjes, Basha u shpreh se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nuk do të vihet në diskutim dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar edhe nëse Berisha mbledh 1500 firma.