PD proteston, kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj

PD proteston, kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj

Partia Demokratike kërkoi sot dorëheqjen e ministrit Xhafaj, duke protestuar përpara Ministrisë së Brendshme.

Qindra mbështetës të opozitës, mes tyre dhe të rinj, kërkuan largimin e Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm pasi vëllai i tij jo vetëm është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, por e vazhdon aktivitetin e tij kriminal dhe nga Shqipëria, siç u tregua në një audio-përgjim të bërë publik para dy ditësh.

Po ashtu, protestuesit akuzojnë ministrin Xhafaj se ka mbrojtur vëllain e tij nga ekstradimi dhe burgosja duke ndërhyrë dhe duke falsifikuar ndryshimet në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale.

Pavarësisht akuzave të shumta e të vazhdueshme të opozitës, Kryeministri Rama sot mori në mbrojtje ministrin Xhafaj duke thënë se ai nuk ka asnjë përgjegjësi morale apo penale për veprimet e vëllait të tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>