Partia Demokratike publikoi sot një intervistë të dëshmitarit X që shfaqet duke folur me Agron (Geron) Xhafajn në audio-përgjimin e publikuar dy ditë më parë.
“Unë jam Albert Veliu, 51 vjeç. Jam pa punë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali, kam punuar në det në vitet ’93-’99, në 2000 u shkëputa në Itali dhe punova me grupin e Agron Xhafaj deri në 2002.
Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim. Shisnim kokainë në Itali.
Kur rashë në burg nuk më solli një paketë cigare.
Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert.
I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.
Ai [Agron Xhafaj] komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor.
Por unë nuk e bëra. Dua të jetoj me djersën e ballit të ha një copë bukë, thjesht e vura në provë.
E bëra vënien në provë se ashtu më la në baltë, kur isha brenda, i ktheva kurrizin tani e s’dua të merrem me asnjë gjë.”
Sipas Veliut, audio-përgjimi nuk është bërë prej tij. Ai tha se pas bërjes publike të përgjimit, kreu i Krimeve në Vlorë ka vizituar djalin e Veliut në punë dhe i ka thënë se “do të të ruajmë babain”.
Komunikim i jashtëzakonshëm me opinionin publik !
Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 17. Mai 2018
Intervista e Albert Veliut u bë publike gjatë një deklarate të jashtëzakonshme të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha.