Kryetari i Forumit Rinor të PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përdor kryebashkiakun Veliaj për tju shmangur përgjigjeve për premtimet e pambajtura.
Në një deklaratë për shtyp të shtunën, Këlliçi, duke ju drejtuar kryebashkiakut Veliaj si “vemja e Bashkisë” u shpreh se:
“Sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për taksim të ndershëm, për legalizime falas, për rritje të pagave për mësuesit dhe mjekët dhe për biznesin e vogël ai nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë dhe shpife”.
Këlliçi u shpreh i bindur se shqiptarët nuk do të genjëhen më nga Edi Rama:
“Tallavaja e vemjes nuk i ben prinderit te harrojnë se akoma nuk kanë blerë dot librat e fëmijëve dhe s’kanë lek t’u blejnë as maskën dhe dezinfektantin kur shkojnë në shkollë”.