PD, Rama tallet me fermerët, i rriti taksat për 7 vite

Nga Exit News
PD, Rama tallet me fermerët, i rriti taksat për 7 vite

Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se po tallet me fermerët, të cilëve pas i rriti çmimin e naftës për 7 vite, sot i premtoi ulje të taksave dhe çmimit të naftës.

një konferencë për shtyp, të martën, përfaqësuesi i PD-së Dorian Teliti tha se rritja e çmimit të naftës, duke vendosur taksën 240 lekë për litër për qarkullimin nuk mund të harrohet nga fermerët, të cilët këto shtatë vite janë braktisur nga qeveria:

“Për taksën ‘Rama’ të qarkullimit, fermerët kanë paguar këto shtatë vjet më shumë se 100 milionë euro.”

Teliti akuzoi Ramën se nuk ka asnjë ide e plan për fermerët, por kopjon programin e PD-së:

“I lodhur, i vjetër dhe pa ide të reja për zhvillimin e vendit, kopjoi edhe një tjetër një pjesë nga programi ynë për bujqësinë për uljen e çmimit të naftës.”

Ai i bëri thirrje fermerëve që të mos gënjehen nga propaganda e Ramës në prag të fushatës elektorale:

“Një kryeministër që u zhvat fermerëve 100 milionë euro vetëm nga taksa e naftës, nuk ka për të punuar asnjëherë në interes të tyre për të ulur vërtet çmimin e naftës.

Deri në 25 prill, nga Edi Rama do të dëgjohen çudira, por vetëm një gjë ka rëndësi. Tani, të gjithë e dinë se deri në 25 prill vendi drejtohet nga kryeministër mashtrues.”

Paraditen e së martës, kryeministri Rama i premtoi fermerëve se do të heqë nga fatura e karburantit për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit.

Rama theksoi se kjo nismë nuk po bëhet meqë po afrohet fushata, por sepse tani u krijua mundësia dhe kushtet.

Një premtim të ngjashëm për heqjen e taksave nga karburanti për fermerët është bërë më parë nga kreu i PD-së Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>