Partia Demokratike reagoi pas shkarkimit të mjekut Allkaj, duke e konsideruar hakmarrje. Në një deklaratë në faqen e tij në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi shkruan:
“Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.”
Ai shton më tej se mbrojtja e mjekëve është jetike pasi ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.
Dje u shkarkua nga detyra Ilir Allkja mjeku i QSUT, i cili pak ditë më parë denoncoi mungesën e veshjeve speciale për personelin mjekësor