PD: Shqipëria dhe Koreja e Veriut, të vetmet në botë pa investime të huaja

PD: Shqipëria dhe Koreja e Veriut, të vetmet në botë pa investime të huaja

Partia Demokratike bëri sërish thirrje për protestë të hënën duke argumentuar se ndër arsyet e shumta për të kërkuar largimin e qeverisë Rama është edhe fakti se ekonomia e Shqipërisë është izoluar nga bota dhe është kapur nga krimi.

Në samitin e Poznanit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria nuk përfitoi mbështetje për asnjë investim dhe sipas ish-deputetit të PD-ës, Agron Shehaj kjo ishte për shkak sepse “vendi shkoi i papërgatitur, pa projekte, pa propozime” dhe i konsideruar nga BE-ja “pa kapacitete”.

Ish-deputeti i PD-ës rikujtoi se katër muaj më parë Komisioni i Buxheitit te Parlamentit Europian deklaroi se: Shqiëpria nuk ka asnjë kapacitet për të thithur më shumë fonde të BE-së se sa asistenca teknike që mer aktualisht dhe pandaj BE nuk duhet të rrisë fondet për Shqipërinë.

Për këtë Shehaj tha se “Shqipëria mori vetëm një foto me të cilën mburret Kryeministri në Facebook”.

Ai ironizoi më pas duke thënë se “Shqipëria dhe Koreja e veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite”.

Sipas demokratëve koncesionet problematike. keqmenaxhimi i burimeve natyrore dhe kapja e ekonomisë nga krimi kanë bërë që vendi të izolohet nga investimet e huaja.

Shehaj përmendi ligjet që sipas PD-ës janë bërë me qëllimin e vetëm “grabitjen e pasurive dhe pronave  publike”:

Ligjet ekonomike, që nga ligji i invesitmeve strategjike, tek ai i Korporatës së Investimeve,  tek ai për shitjen e pronave publike e deri tek ligjet speciale si ai i teatrit kanë patur qëllim vetëm grabitjen e Shqiëprisë.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se qeveria ka larguar kompanitë e huaja nga perëndimi duke i zëvendësuar ato me lindorë ose vendas:

Nga Deutsche Telecom dhe T-mobile tek Sheratoni, tek bankat më të rëndësishme franceze dhe kompanitë farmaceutike më të mëdhaja në botë janë larguar. Të gjithë janë zëvendësuar me investiroë lindorë osë shqiptarë. Nga bregdeti Tek nafta, kromi dhe pasuritë nëntokësore, tek aeroportet, portet dhe rrugët kombëtare, tek shëndetësia dhe arsimi, çdo gjë është vënë nën kontroll nga një grusht klientësh të qeverisë, të cilët janë biznesmenë grabitqarë që vetëm vjedhin, nuk krijojnë dhe nuk prodhjojnë.

Kësaj deklarate Shehaj i shtoi edhe përfshirjen e krimit në ekonomi. Ai tha se modeli ekonomik i qeverisë “ka qenë ai i drogës që po furnizon ndërtimet e shumta pa efikasitet dhe po mbështet lluksin e shfrenuar”.

Sipas demokratëve “nga mungesa e mundësive shqiptarët po largohen nga vendi” dhe për ta ndaluar këtë, qeveria Rama duhet larguar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>