PD vazhdon sulmet ndaj spitalit Infektiv për testet e koronavirusit

Nga Exit News
PD vazhdon sulmet ndaj spitalit Infektiv për testet e koronavirusit

Partia Demokratike ka denoncuar sërish të enjten pasaktësinë e testimeve për Covid-19 bërë në laboratorin e spitalit Infektiv.

Ish-deputeti Bardh Spahia ka postuar në Facebook, fotot e dy analizave të së njëjtin person, i cili kishte pasur të atin të infektuar me Covid-19:

– analiza e parë e bërë në spitalin Infektiv tregonte se personi nuk ishte i infektuar;

– ndërsa analiza serologjike, bërë pas një muaj në spitalin privat ‘Intermedica’, ka treguar se qytetari e ka kaluar koronavirusin.

Bardhi thekson se ‘personi ka patur Covid-19, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë’.

Për të disatën herë, ish-deputeti kërkoi nga ministria e Shëndetësisë të sqarojë se ‘nga janë marrë tamponët dhe kitet për testet sereologjike dhe sa është niveli i rezultateve false që prodhojnë.

Një ditë më parë, sërish Spahiu ka vënë në dyshim vërtetësinë e testeve për Covid-19, bërë në spitalin Infektiv, duke e krahasuar me testet e bëra në spitalin privat Amerikan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>