PDIU akuzon Ramën: Ç’të ka premtuar Greqia në këmbim të detit

Nga Exit News
PDIU akuzon Ramën: Ç’të ka premtuar Greqia në këmbim të detit

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama sqarime në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme me kryeministrin grek Mitsotakis për zgjerimin e ujërave territorial të Greqisë.

Reagimi i PDIU-së vjen pak orë pasi Këshilli i Shtetit grek miratoi dekretin për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në drejtim të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDIU shprehu dyshimet se Rama ka marrë ‘premtime’ nga shteti grek:

“Shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në “darkën e gabuar” dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Shqiptarët sot duan të dëgjojnë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon dhe projekti ku parashtrohen këto pretendime.”

PDIU akuzoi Ramën se gjatë gjithë kësaj kohe ‘ka justifikuar pretendimet e palës greke’ për zgjerimin e ujërave territorial.

Dekreti i miratuar të premten nga Këshilli i shtetit grek i jep të drejtë Greqisë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit. Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit do të zgjidhej nga drejtësisa ndërkombëtare.

Me 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Për të lexuar më shumë rreth kufirit detar me Greqinë klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>