PDK bojkoton punimet e kuvendit: Na duhet reflektim e unitet

Nga Exit News
PDK bojkoton punimet e kuvendit: Na duhet reflektim e unitet

Partia Demokratike e Kosovës, PDK, do të bojkotojë për një javë punimet në kuvend, si shenjë solidarizimi me ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri njoftoi në emër të PDK-së vendimin dhe i bëri thirrje dhe partive të tjera për solidarizim.

Ai theksoi se Kosova ndodhet në rrethana të jashtëzakonshme të cilat kërkojnë reflektim të thellë.

“Sepse ne konsiderojmë se para se të sillemi me agjende të zakonshme siç po ndodhë, na duhet reflektim dhe unitet, përballë këtyre zhvillimeve të pazakonshme”, tha Tahiri.

Ai theksoi sërish se PDK-ja beson në luftën e drejtë të UÇK-së për çlirimin e vendit:

“Partia Demokratike e Kosovës, beson fuqishëm në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kauzën e saj për çlirimin nga regjimi shtypës i Sllobodan Milloshevicit.

Ne besojmë se që nga pjesëtari i parë i UÇK-së, e deri tek ata që iu bashkëngjitën të fundit kësaj kauze, të gjithë pa përjashtim, e kanë pasur një dhe vetëm një qëllim, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>