PDK propozon fundin e janarit për zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë

Nga Exit News
PDK propozon fundin e janarit për zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës kërkoi, të martën, fundin e janarit si periudhë për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme.

Përfaqësuesi i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se në takim me presidenten Vjosa Osmanin, shprehu qëndrimin e partisë së tij, që data e zgjedhjeve të caktohet sa më parë.

“Besojmë se fundi i janarit është datë e përshtatshme. Presim që Gjykata Kushtetuese, sa më parë, të publikojë aktgjykimin e plotë, në mënyrë që ai të jetë i plotfuqishëm. Dhe, besojmë se është e domosdoshme që të mos humbet kohë”, tha Krasniqi.

Osmani nisi të martën takimet me përfaqësues nga të gjitha partitë, sa i takon zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>