PDK premton vaksinimin e gjysmës së popullsisë në Kosovë

Nga Exit News
PDK premton vaksinimin e gjysmës së popullsisë në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës premtoi se do të vaksinojë gjysmën e popullsisë, nëse ajo vjen në pushtet në zgjedhjet e  14 shkurtit.

Të mërkurën, PDK zhvilloi një mbledhje me mbështetës të saj në Gjakovë.

Hoxhaj përsëriti ftesën për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin në debat, duke thënë se e sheh atë si rivalin e vetëm, por shprehu bindjen se PDK do të dalë fituese në zgjedhje.

o

Ai ka prezantuar planin e PDK për rimëkëmbjen ekonomike.

Në Facebook Hoxhaj shkroi se PDK parashikon rritje pagash për policët, mësuesit, infermierët, zjarrfikësit, gardianët dhe shërbyesit civilë. Ai premtoi rritje të pensioneve për të dëshmorët, veteranët, invalidët e luftës dhe çdo kategori tjetër të luftës së UÇK-së.

“Rimëkëmbje është fond 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike dhe përkrahje me grante investive, subvencione e politika fiskale për bizneset vendore”, tha Hoxhaj.

Në Facebook ai ka shkruar se pjesë e planit të rimëkëmbjes është edhe fuqizimi i gruas.

“Fuqizimi i gruas dhe trajtimi i barabartë në shoqërinë tonë është vlerë tek e cila kam besuar çdo herë. Përfshirja e tyre në jetën publike është shtylla kryesore e planit të Rimëkëmbjes,” tha Hoxhaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>