Pedagogët e Filologjisë kërkojnë anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

Pedagogët e Filologjisë kërkojnë anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

Pas pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale, dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë kanë kërkuar anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, si burimin kryesor të të gjithë problemeve që kanë sot studentët e universiteteve.

Me anë të një deklarate, rreth 50 pedagogë, duke falenderuar studentët për guximin dhe qëndresën qytetare, kërkojnë anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.

Pedagogët propozojnë që pas anulimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.

Po ashtu, pedagogët shprehjen se duhet hapur një debat i gjerë publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:

 – Garantimi i të drejtave studentore;

 – Financimi i dijes;

 – Cilësia e mësimdhënies;

 – Demokratizimi i universiteteve;

 – Autonomia e universiteteve;

 – Rritja e transparencës;

 – Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>