
Pedagogët e disa prej universiteteve publike nuk kanë marrë ende pagat e dhjetorit 2019.
Pyetur nga Exit News, pedagogë në Universitetin e Mjekësisë, Universiteti i Arteve, Fakultetin e Gazetarisë dhe në Fakultetin e Ekonomisë, pjesë e Universitetit të Tiranës, pohuan se ata nuk janë paguar ende dhe se nuk kanë marrë dijeni se kur do të paguhen.
Megjithëse administrata publike ka filluar punën që më 6 janar, nuk dihet se për çfarë arsyeje pedagogët nuk janë paguar ende.
Sipas disa mediave,Ministria e Arsimi ka fajësuar bankat për vonesat, duke thënë se kalimi i fondeve është bërë që më datë 6 janar.
Vonesa ka pasur dhe në shpërndarjen e pagave për mësuesit e ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, por mësues të pyetur sot nga Exit News pohuan se i kanë marrë pagat dje, më 9 janar.