Përçmimi i udhëheqësve punëtorë për popullin dembel

Përçmimi i udhëheqësve punëtorë për popullin dembel

Duket se tashmë është bindja e gjithë qeverisë se shqiptarët janë njerëz dembelë, të paaftë dhe me vese negative.

Vlerësimet arrogante dhe përçmuese për popullin duket se po shndërrohen gradualisht në shpjegimin kryesor qeveritar për situatën ku ndodhet vendi.

Ja disa mendime të tyre:

Kryebashkiaku Erion Veliaj, 8 shkurt:

“Këto janë 600 mundësi punësimi për djem e vajza që kanë passion dhe zell për t’i shërbyer vendit, që preferojnë të lënë kafen, bingot e skedinën, për uniformën dinjitoze të Republikës së Shqipërisë.”

Ministri Blendi Klosi, 3 shkurt 2016:

“Dhe qytetarët shqiptarë kanë një problem shumë të madh në këtë drejtim, pasi në radhë të parë e presin punën në shtëpi, në radhë të dytë e kanë të vështirë të orientohen në tregun e punës. Në Shqipëri ka nevojë për profesionistë; në Shqipëri ka nevojë për njerëz që duan të punojnë dhe që dinë të punojnë.”

Kryeministri Edi Rama, 7 dhjetor 2015

“Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhë të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre.

Deputeti Koço Kokëdhima, korrik 2014:

“Shumë njerëz janë të papërgatitur për këtë kohë që ka ardhur. Nuk dinë të punojnë, nuk kanë zotësi dhe aftësi, por më e keqja nuk kanë as dëshirë e vullnet për të punuar e mësuar.”

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>