16 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 259 të infektuar.
Dy pacientë 69 dhe 77 vjeç me Covid-19 vdiqën pasditen e së martës në Spitalin Infektiv mbrëmjen e 31 marsit, në spitalin infektiv, të dy me sëmundje shoqëruese. Në total numri i viktimave është 15.
Në informimin e përditshëm nga ISHP, Silva Bino njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Korçë e Kavajë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1823 persona, ku:
– 259 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 67 janë shëruar,
– 15 kanë vdekur,
– 79 persona janë të shtruar në spital,
– 7 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.
Përhapja e koronavirusit deri më 1 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 140 persona; 7 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 29 persona, përfshirë 2 të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 23 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 4 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 5 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 5 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Korçë: 16 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 8 person;
— Në Lezhë: 5 person;
— Në Has: 2 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,
— Në Berat: 1 person.
— Në Krujë: 5 persona
— Në Tropojë: 5 persona
— Në Pukë: 3 persona
— Në Mirditë: 2 person.
Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.