Viktima e 24-të me Covid-19 në Shqipëri

Nga Exit News
Viktima e 24-të me Covid-19 në Shqipëri

Një i moshuar 85-vjeçar, i infektuar me Covid-19, vdiq mesditën e 10 prillit në Shkodër duke e çuar në 24 totalin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Lajmi fillimisht u raportua nga mediat lokale dhe pasdite u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, e cila sidoqoftë këmbënguli të mos e konsiderojë si viktimë në statistikat e përgjithshme të epidemisë.

Në një komunikim për shtyp Ministria sqaroi se i moshuari vdiq në shtëpi, ku po trajtohej prej rreth dy muajsh për një frakturë në këmbë.

Ai vuante nga disa sëmundje të tjera si diabeti dhe hipertensioni.

Autoritetet shëndetësore cituan mjekun e familjes të thoshte se shkaku i vdekjes ishte infarkti dhe jo sëmundja e Covid-19, pasi 85-vjeçari nuk shfaqte simptoma të sëmundjes.

Deri më 10 prill, në Shkodër ka 49 persona të infektuar. Në 24 orët e fundit, u identifikuan 4 të infektuar të rinj, pa lidhje me pacientët e mëparshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>