18 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 277 të infektuar.
Një pacient 78-vjeç me Covid-19 nga Durrësi, vdiq të enjten në Spitalin Infektiv. Ai kishte sëmundje shoqëruese. Në total numri i viktimave është 16.
Mes të prekurve janë dhe 8 fëmijë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Në informimin e përditshëm ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Kavajë, Lezhë e Pukë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1919 persona, ku:
– 277 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 76 janë shëruar,
– 16 kanë vdekur,
– 81 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv dhe 1 në Sanatorium,
– 8 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.
Përhapja e koronavirusit deri më 1 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 143 persona; 7 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 30 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;
— Në Fier: 23 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 4 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 8 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 6 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Korçë: 16 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 10 person;
— Në Lezhë: 6 person;
— Në Has: 8 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,
— Në Berat: 1 person,
— Në Krujë: 5 persona,
— Në Tropojë: 4 persona,
— Në Pukë: 4 persona,
— Në Mirditë: 2 person.
Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.