27 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 304 të infektuar.
Ky është numri më i lartë i të infektuarve të rinj në një ditë në vend.
Mes të prekurve të rinj 12 persona janë në Shkodër. Ata janë anëtarët e dy familjeve, mes të cilëve dhe njê fëmijë 13 vjeç.
Në informimin e përditshëm ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë e Mirditë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 2031 persona, ku:
– 304 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 89 janë shëruar,
– 16 kanë vdekur,
– 73 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar,
– 4 persona janë të shtruar në Sanatorium, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar.
Në total në të dy spitalet janë 77 persona janë të shtruar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.
Përhapja e koronavirusit deri më 1 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 146 persona; 7 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 32 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;
— Në Fier: 25 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 4 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 8 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Korçë: 16 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 22 person;
— Në Lezhë:1 person;
— Në Has: 8 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,
— Në Berat: 1 person,
— Në Krujë: 5 persona,
— Në Tropojë: 4 persona,
— Në Pukë: 4 persona,
— Në Mirditë: 3 person.
Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.