Përditësim 31 mars: 20 të infektuar me Covid-19 në 24 orë, shkon në 243 totali

Nga Exit News
Përditësim 31 mars: 20 të infektuar me Covid-19 në 24 orë, shkon në 243 totali

20 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 243 të infektuar.

Një 82-vjeçare nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Durrësi kanë ndërruar jetë mbrëmjen e 30 marsit, në spitalin infektiv, të dy me sëmundje shoqëruese.

Në informimin e përditshëm nga ISHP, Mira Rakacolli njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Mirditë. Veçanërisht në Durrës janë zbuluar 12 të infektuar të rinj.

Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1671 persona, ku:

– 243 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 52 janë shëruar,

– 13 kanë vdekur,

– 77 persona janë të shtruar në spital,

– 8 prej tyre janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Përhapja e koronavirusit deri më 31 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 129 persona; 7 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 26 persona, përfshirë 2 të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  23 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;

— Në Lushnje: 4 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona, 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 15 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 8 person;

— Në Lezhë: 5 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person.

— Në Krujë: 5 persona

— Në Tropojë: 5 persona

— Në Pukë: 3 persona

— Në Mirditë: 2 person.

Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>