Organizata Botërore e Shëndetit nuk këshillon mbajtjen e maskave për popullsinë e gjërë. OBSH në njoftimin për shtyp për gjendjen e pandemisë në botë sqaroi ditën e hënë se kush duhet të mbajë mask:
Ata që janë të sëmurë, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e sëmundjes tek të tjerët.
Ata që kujdesen për të sëmurët. Përsonat që kujdesen për njerëzit e sëmurë duhe të mbajnë maskë për të ndaluar përhapjen në të gjithë familjen.
Stafi mjekësor, i cili është në vijën e parë të përballjes dhe në rrezik të lartë për transmetim.
Zyrtarët e OBSH-së thanë se nuk i kritikojnë vendet që kanë këshilluar qytetarët e tyre të mbajnë maska. Por, lajmërojnë se mbajtja e tyre mund të krijojë idenë e gabuar të sigurisë dhe personat të harrojnë se sa e rëndësishme është të lash duart, apo të mos prekësh fytyrën, hundën, gojën me duar të papastra.
OBSH theksoi se koronavirusi përhapet në ajër përmes stërkalave të tështimës, ose të kollitjes. Këto stërkala janë shumë të rënda për të qendruar në ajër. Ato bien shpejt në tokë.
Ndaj, OBSH vë në dukje se çdo gjë që mund të lexoni se virusi qendron në ajër për 8 orë është e rreme.