31 të vdekur, Kryeministri shpall gjendje emergjence (Përditësuar ora 13:20)

31 të vdekur, Kryeministri shpall gjendje emergjence (Përditësuar ora 13:20)

Banorët e Thumanës janë evakuuar nga banesat e tyre. Pjesa më e madhe është vendosur në kampin e ngritur në stadiumin e qytetit. Kërkimet nën rrënoja kanë vazhduar edhe gjatë natës.

Numri i viktimave, deri tani, ështe 27, 12  në Thumanë dhe 15 në Durrës. Të lënduarit janë 658 qytetarë.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, në Thumanë:

Klement Cupi, 32 vjeç, i jati Hajredin Cupi dhe e ëma u nxorren të pajetë nga rrënojat në Thumanë.

Lindita Cara, Thumanë, vdiq në spital pasi u nxorr nga rrënojat.

Saimir Greku, Pëllumb Greku dhe bashkëshortja u nxorrën të vdekur nga rrënojat.

Në Durrës, nga rrënojat e Hotel Tropikal u nxorr i pajetë 35 vjeçari nga Kosova, vëllai i të cilit tij u nxorr i pajetë dje.

Ndërsa ekipet e shpëtimit shpëtuan 25 vjeçarin Klajdi Qato, pas 20 orëve nën rrënoja.

Ekipet e kërkimit vazhdojnë për 6 personat e familjes Lala, të cilët ndodhen ende nën rrënojat e vilës së shembur në zonën e Kënetës Durrës.

Gjithashtu sot në mëngjes, Kryeministri shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>