Përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell vizitoi sot Prishtinë ku takoi presidenti Hashim Thaçi.
Zoti Borell i bëri thirrje liderëve politikë që të formojnë sa më parë qeverinë e re:
“Kosovarët janë të lirë të vendosin për fatin e vet dhe është çështje të vendosin për qeveri e jo të bisedojnë me ne për qeveri, është çështje e tyre. Dëshirojmë të shohim se po krijoni një qeveri sa më parë dhe jam i lumtur që presidenti më tregoi se kjo do bëhet dhe do të ndihmojë sa më shpejt të fillojnë negociatat.”
Ai përgëzoi Kosovën për përmbushjen e kushteve për heqjen e regjimit të vizave, por nuk komentoi nëse Kosovës do t’i liberalizohen vizat së shpejti:
“Komisioni Evropian konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha konditat për liberalizim të vizave dhe është koha e duhur të përfundohet me kërkesa teknike.”
Përfaqësuesi i BE-së komentoi dhe mbi rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor në Bashkimin Europian:
“Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor dhe dëshirojmë të sigurojnë stabilitet dhe siguri për secili, pasi këto janë prioritete dhe në interesin tonë. Nuk do t’ia lejojmë vetes që të kemi Ballkanin të ndarë dhe nuk kemi mundësi që vendet të jenë të ndara nga njëra-tjetra dhe të ndalohen vuajtjet që kanë ndodhur nëpër botë.”
Pas takimit me presidentin Thaçi, Josep Borell po takohet me liderët e partive politike. Në këtë takim nuk po merr pjesë përfaqësuesi i LDK-së.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, tha më herët se takimi është i pakuptimtë në kushtet kur në Kosovë nuk është ende formuar qeveria e re. Po ashtu, ai tha se LDK e kundërshton këtë takim edhe për faktin se Kosovës ende nuk i është dhenë liberalizimi i i vizave edhe pse janë plotësuar kriteret e kërkuara nga BE-ja.