Përfaqësuesit e BE-së firmosin marrëveshjen tregtare post-Brexit

Përfaqësuesit e BE-së firmosin marrëveshjen tregtare post-Brexit

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë firmosur, të mërkurën, marrëveshjen tregtare post-Brexit që do të rregullojë marrëdhëniet mes BE-së dhe Mbretësisë së Bashkuar që nga 1 janari 2021.

Pas firmosjes nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, marrëveshja do të dërgohet në MB, për tu firmosur nga kryeministri Boris Johnson.

Pas shumë muajsh bisedime, marrëveshja tregtare u arrit në 24 dhjetor, vetëm pak ditë para se përfundonte afati i vënë nga BE-ja.

Marrëveshja do të thotë se:

  • Asnjë tarifë nuk do të aplikohet për mallrat e BE-së dhe MB-së kur ato kalojnë kufijtë e njëri-tjetrit;
  • Nuk do të ketë kufizime në sasinë e gjërave që mund të tregtohen mes tyre.
  • Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se marrëveshja mbulon përafërsisht tregti me vlerë 668 miliardë pound në 2019.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka thënë se rregullat e konkurrencës – të hartuara për të parandaluar që njëra palë të fitojë një avantazh të padrejtë – “do të jenë të drejta”.

Ajo u shpreh se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian ‘do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë gjëra të tilla si ndryshimi i klimës, energjia, siguria dhe transporti’.

Sidoqoftë, pavarësisht marrëveshjes, do të ketë disa kontrolle të reja kufitare – kështu që bizneset do të duhet të jenë të gatshëm për ndryshimet.

LEXO  Ministrja franceze për Evropën: Jo zgjerim të BE-së, pa reformim të brendshëm

Po ashtu, MB nuk do të marrë pjesë në programin e shkëmbimit Erasmus për studentët.

Ka shumë detaje që ende mbeten për tu zbardhur dhe mund të duhet pak kohë për të kuptuar plotësisht se çfarë ndikimi do të ketë marrëveshja për jetën e përditshme, duke përfshirë shkuarjen me pushime ose studimet në BE-në në të ardhmen.

Sa e rëndësishme është kjo marrëveshje?

BE-ja është partneri më i afërt dhe më i madh tregtar i MB-së, kështu që arritja e një marrëveshjeje ishte me shumë rëndësi.

Kur Britania e Madhe ishte në BE, kompanitë mund të blinin dhe shisnin mallra përtej kufijve të BE-së pa paguar tarifa. Pa marrëveshje, bizneseve do t’u duhej të fillonin të paguanin këto taksa, të cilat do t’i shtonin shumë kostot.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme