Përfundon marrja në pyetje e Ali Ahmetit nga prokurori special në Prishtinë

Nga Exit News
Përfundon marrja në pyetje e Ali Ahmetit nga prokurori special në Prishtinë

Ka përfunduar intervistimi i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Pas intervistimit në cilësinë e dëshmitarit, Ahmeti nuk pranoi të japë deklaratë pasi sipas tij nuk e kishte të lejuar.

“Deri në përfundim të këtij procesi, nuk mund të ndajë asnjë informacion me opinionin sepse kështu e përcakton ligji dhe dua që ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, atëherë mund të flasim. Sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Kam qenë në cilësi të dëshmitarit”

Ali Ahmeti u mor në pyetje si dëshmitar në çështjen Thaçi, Veseli dhe të tjerë, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.

Intervistimi i tij u zhvillua në Prishtinë dhe filloi që dje. Ahmeti u thirr si dëshmitar më 22 korrik 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>