Përfundon pa marrëveshje për qeverinë e re takimi Kurti-Mustafa

Nga Exit News
Përfundon pa marrëveshje për qeverinë e re takimi Kurti-Mustafa

Takimi mes kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreut të LDK-së Isa Mustafa ka përfunduar pa marrëveshje konkrete për formimin e qeverisë së re.

Dy liderët biseduan sot për rreth 3 orë, pas një ndalese disa javëshe të bisedimeve.

“S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, u shpreh Isa Mustafa për median, pas takimit.

Një ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi takoi Albin Kurtin, si kandidati për kryeministër i partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit. Bazuar në deklaratën e presidentit pas takimit, Kurti nuk dha një propozim konkret për kryeministrin e qeverisë së re, ndaj Thaçi i la afat dhe 48 orë  të tjera Kurtit për të dhënë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.

Tre muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kosova nuk ka ende qeveri të re të votuar në parlament. Menjëherë pas zgjedhjeve, Vetëvendosja, me 32 deputetë, dhe LDK-ja me 29 deputetë, nisën bisedimet për koalicion, por ato u ndërprenë pa arritur një marrëveshje përfundimtare.

Sipas deklaratave të dy partive, çështja kryesore për të cilat nuk po gjehet dakordësia është se se cila parti do të marrë postin e Presidentit.

Lajme te ngjashme