Ka përfunduar pas dy orësh protesta e maturantëve para Ministrisë së Arsimit.
Protesta filloi rreth orës 11.
Maturantët paralajmëruan se do të protestojnë sërish nesër, pas provimit të matematikës.
Maturantët prej dy ditësh protestojnë para Ministrisë së Arsimit për rishikimin e testit të maturës për gjuhë letërsi, të zhvilluar më 11 qershor. Sipas, maturantëve testi kishte pyetje ‘pa lidhje dhe pa logjikë’ dhe jashtë temave të studiuara në klasë.
Ata i kërkuan Ministrisë së Arsimit plotësimin e 3 kërkesave:
• Mundësinë për rivlerësimin e tezës;
• Uljen e pragut minimal për të kaluar;
• Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.