Përgjigjia e Bashës për ftesën e Ramës për bashkëpunim— Pa koment

Nga Exit News
Përgjigjia e Bashës për ftesën e Ramës për bashkëpunim— Pa koment

Gazetarja Sonila Meço e pyeti Kryetarin e PD-së, Basha në lidhje me ftesën e Kryeministrit Rama për bashkëpunim. Më poshtë shkëmbimi i plotë mes tyre.

Sonila Meço: Zoti Basha, cila është përgjigjia e juaj e drejtpërdrejt, ftesës së kreut të ekzekutivit për të bashkëpunuar në këtë moment, bashkërenduar forcat?

Lulzim Basha:

Siç kam bërë prej ditës së parë nuk do të angazhohem në retorikë politike.

Nuk është vendi, nuk është koha. Ka dy gjëra, të ndajmë retorikën politike nga gjërat praktike. Atë që kam bërë prej 5 javësh do ta bëj deri sa shqiptarët të çlirohen nga kjo e keqe.

Dhe me shumë mirësjellje, në mënyrë të vazhdueshme i kam kërkuar kryeministrit të njëjtën gjë. Për fat të keq, ndonëse fjalët e mbrëmshme ishin shpresëdhënëse, por po të shikoni që Kryeministri vazhdon të harxhojë shumë kohë duke sulmuar pikërisht ekspertët që ka ftuar mbrëmë.

Megjithatë dua të them se ekspertët e PD kanë qënë dhe janë gatipër të ofruar ekspertizën e tyre në çdo moment në shërbim të qytetarëve.

Kryeministri ta fokusojë vëmendjen e tij tek puna e jashëtzakonisht e rëndësishme që ka për të mbrojtur shëndetin, jetën dhe ekonominë e shqiptarëve, opozita do te jetë konstruktive.

Gjithashtu, Zoti Basha tha se kryeministri Rama i kishte premtuar se do t’i merrte parasysh propozimet e opozitës:

“Natyrisht do të ndihmonte nëse Propozimet e ekspertëve tanë, apo ne si opozitë kemi parashturat do të shqyrtoheshin me seriozitet, sikurse dhe më është premtuar në rastin e vetëm të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare para tre javësh”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>