Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI

Kandidat të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zhvilluar fushatë në disa qarqe të vendit të hënën.

Kandidati i Qarkut të Korçës, Endrit Braimllari, ka qënë në Pojan të Maliqit, ku ka takuar banor të zonës.

Braimllari u ka shpalosur atyre programin e LSI për bujqësinë, ku theksoi subvencionet prej 200 milion €, heqje të taksës për prodhimet, mbështetjen për njësi prodhimi dhe mundësi për kredi të buta.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Braimllari ka akuzuar Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, se po shfrytëzon çdo mjet për fushatën e tij personale.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të demaskojë abuzime të drejtorëve të qevrisë, të kapur në flagrancë.

Ndërkohë, kreu i LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar përmes llogarisë së saj në Facebook rastin e një banori nga Peqini, të cilit i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti.

Banori thotë se autoritetet vendore justifikohen se në Elbasan nuk kanë ardhur ende fondet për rindërtimin e shtëpisë së tij.

Nga ana tjetër, kandidati i Vlorës për deputet, Luan Rama, është takuar të hënën me një grup mekanikësh të rinj.

Ai ka diskutuar me ta  problemet e punës, krijimin e standardeve europine në marrdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, si dhe atë që e quajti “sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit.

Kryetari i LSI-së në Tiranë Përparim Spahiu reagoi të hënën për gjobën prej 110 milionë eurosh që qeveria shqiptare duhet t’i paguaje sipërmarrësit italian Francesko Becchettit.

Në një deklaratë për mediat ai tha se “jo shumë marramendëse është gjobë ndaj  popullit shqiptar dhe fatura duhet t’i shkojë Ramës në Surrel”.

“Gjoba për taksapaguesit vjen nga arbitrazhi ndërkombëtar, sepse është kryer një shkelje. Dhe shkeljen nuk e ka kryer populli, por vetëm një njeri. Edi Rama”, tha Spahiu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>