Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 19 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 19 prill

Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI, zhvilluan të hënën disa takimeve elektorale.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishte në njësinë numër 5. Ajo deklaroi nga aty se socialistët do të votojnë për LSI më 25 prill.

“Forca e ndryshimit të madh qëndron në zemrat dhe karakterin e çdo shqiptari. Ne jemi një popull i pamposhtur që dimë t’i tregojmë vendin të keqes”, tha Kryemadhi.

Nënkryetarja e LSI, njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e Vlorës dhe Fierit.

“Forca e LSI buron nga fuqia e grave dhe vajzave. Ndaj vajzat dhe gratë e Vlorës, Fierit por edhe të gjithë Shqipërisë në 25 Prill do të votojnë LSI”, tha ajo.

Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu zhviloi një takim me të rinjtë.

“Të rinjtë janë ata që përcaktojnë të ardhmen e një kombi”, tha ai.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi të hënën se “koha e fuksave të Ramës ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

Vasili tha se njësia numër 5 në Tiranë e ka marrë tashmë vendimin, për fitoren vendimtare të LSI-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>