Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të martën më 13 prill takime në disa qytete të vendit.
Ata prezantuan banorët me programet e PD në fusha të ndryshme, premtuan se do të ndryshojnë situatën e tanishme. Po ashtu i bën thirrje banorëve që më 25 prill të votojnë masivisht kundër PS dhe të mbështesin PD-në me votë.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e Ish-Kënetës në Durrës. Gjithashtu ai zhvilloi një bashkëbisedim me gra të cilat punojnë në fasoneritë në Durrës. Basha i njohu ato me programin ekonomik dhe se si PD do të arrijë qëllimin për pagën 36o mijë lekë. Ai zhvillo gjithashtu një takim të martën me të rinj e qytetarë në Vilë Bashtovë.
Drejtuesi politik i PD në Elbasan Gazment Bardhi ishte në rrethinat e Elbasanit. “Me ndryshimin do të bashkohen edhe socialistët e ndershëm. Zero taksë për tokën e fermerëve “, tha ai.
Kandidati i PD për deputet Flamur Hoxha ishte me banorët në Shishtavec Kukës. “Edi Rama dështoi 8 vjet. Nuk hapi, por mbylli vende pune, nuk bëri asnjë investim për turizmin, nuk investoi asgjë për fshatin që prodhimet vendase të dalin në treg”, tha Hoxha.
Kreu i PD zhvilloi gjithashtu një takim me shoqatat e PAK (Personave me Aftësi të Kufizuara) për të firmosur marrëveshje bashkëpunimi.
Kandidati Bardhi Spahia zhvilloi një takim me bizneset në Shkodër.
Mesazhi i bizneseve në Shkodër për kandidatët e PS: Mos gënjeni në telefonatat për Edi Ramën. Paguajmë 1 milionë lekë më shumë taksa në vit.
Spahia bëri apel duke thënë “të votojmë masivisht për ndryshimin në 25 Prill”.
Socialistët në Durrës i janë bashkuar PD. Petrit Aliaj në zonën e ish-Kënetës tha se ka votuar PS për 22 vire por është i zhgënjyer.
Kandidati për deputet i PD-së në Korçë, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë, të cilëve iu zotua se Partia Demokratike do t’i përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj tyre.
Salianji tha se PD do të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve, si dhe do të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit.
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë për partinë Demokratike Bujar Leskaj ka qenë në Orikum. Leskaj ka përsëritur edhe një herë angazhimin, për kërkesën e banorëve mbi ndarjen territoriale, duke siguruar se do të ketë rishikim për ta kthyer Orikumit bashki më vete.