Të paktën 16 persona ushtarak dhe civilë u vranë të dielën në përplasjet mes Armenisë dhe Azerbaxhanit, raportoi Reuters. Kjo ishte përplasja më e ashpër mes dy vendeve që prej vitit 2016, duke ringjallur shqetësimin për stabilitetin në Kaukazin e Jugut, një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz në tregjet botërore.
Përplasjet ishin shpërthimi i një konflikti të gjatë mes dy vendeve për krahinën e Nagorno-Karabakh, e cila ndodhet në Azerbaxhan por administrohet nga etnikët armen.
Zyrtarët e Nagorno-Karabakh thanë se 16 ushtarë dhe civilë u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën nga bombardimet nga ajri dhe sulmi i artilerisë së forcave azerbaxhane, të dielën. Armenia dhe Nagorno-Karabakh deklaruan ligjin e luftës dhe mobilizuan qytetarët meshkuj.
Azerbaxhani gjithashtu deklaroi ligjin e luftës, dhe tha se ju përgjigjë sulmeve Armene, ku 5 anëtarë të një familje vdiqën. Ai ka pushtuar edhe 7 fshatra në kufi me Armeninë.
Përplasjet shkaktuan edhe reagimin e vendeve të botës, të cilat u përpoqën të shmangnin konfliktit e vjetër mes Armenisë dhe Azerbaxhanit, Rusia bëri thirrje për armëpushim, ndërsa Turqia u shpreh se do të mbrojë Azerbaxhanin.
Presidenti i SHBA-ve Trump bëri thirrje për armëpushim, duke dënuar dhunën dhe retorikën pro dhunës që përkeqëson situatën.