Përplasje me armë në Kavajë, vritet një kalimtar e plagosen tre të tjerë

Përplasje me armë në Kavajë, vritet një kalimtar e plagosen tre të tjerë

Ramazan Hasalliu u vra sot në Kavajë teksa po shkonte në shtëpi. Ai ishte rreth 50-vjeç dhe po kthehej pasi kishte blerë bukë. Hasalliu u godit aksidentalisht nga shkembimi me arme ndërmjet dy grupeve të trafikut të drogës në Kavajë.

Gjithashtu, Arben Hajdini, Sali Mekja dhe Rystem Berberi u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes në lagjen “Nr.2”. Policia raportoi se vëllezërit Marius dhe Denis Aliu u ndeshën me armë me dy vëllezërit Eraldo e Elio Hyka, të njohur në qytet si sportistë.

Sipas raportimeve të mediave, Eraldo ishte grindur më parë me një prej vëllezërve Aliu dhe së bashku me Rustem e Elton Dedejn, grupi kishte kërkuar “të sqaronte” zënkën, por që përfundoi me shkrehjen e armëve.

Për pasojë të kësaj përplasje, përveç kalimtarëve, mbetën të plagosur edhe Eraldo Hyka dhe Marius Aliu.

Policia ka shpallur në kërkim Denis Aliun dhe Elio Hykën dhe ka vënë në mbikëqyrje dy të plagosurit që ndodhen në spitalin e Durrësit.

Sipas mediave dy grupet janë të skeduara nga policia pasi merren me trafik narkotikësh. Ata kishin pasur një konflit të ngjashëm edhe dy vite më parë, por që ai nuk ishte raportuar në polici.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>