Përse e rrëzoi Gjykata Kushtetuese marrëveshjen e mëparshme me Greqinë? – Exit shpjegon

Përse e rrëzoi Gjykata Kushtetuese marrëveshjen e mëparshme me Greqinë? – Exit shpjegon

Çdo marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Greqisë për shënimin e kufijve detare midis tyre duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e marrëveshjes së mëparshme mes dy qeverive.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Greqisë, nënshkruan më datën datë 27.04.2009 Marrëveshjen Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin, në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Partia Socialiste e Shqipërisë i kërkoi Gjykatën Kushtetuese përmes përfaqësuesve të autorizuar të saj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Myslym Pashaj, të shqyrtonte pajtueshmërinë e saj me Kushtetutën. Padisë ju bashkangjitën edhe Partia Social-Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia Ligj dhe Drejtësi dhe Partia G 99.

Gjykata Kushtetuese me Vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke arritur në përfundimin e mëposhtëm.

“Gjykata çmon përfundimisht se marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me:

a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;

b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes;

c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm;

ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>