
Arritja e nivelit të zhvillimit ekonomik të Bashkimit Europian duket mundësi e largët për Shqipërinë, sikurse e dëshmojnë deklaratat e mëposhtme.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahsin Sayed, 24 maj 2016:
“Shqipërisë i duhet një rritje mesatare mbi 4,5 përqind në vit me qëllim që të arrijë standardet e jetesës të BE brenda disa dekadave.”
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, 20 Maj 2014:
“Në qoftë se Bashkimi Europian sot rritet me 1 për qind dhe ne rritemi me 6 për qind, vetëm në vitin 2038 të ardhurat për frymë të qytetarëve shqiptarëve do të barazohen me të ardhurat për frymë të qytetarëve të Bashkimit Europian.”