Qeveria do të ndërtojë një port turistik në Lezhë. Ky do të jetë porti i katërt turistik në vend i parashikuar nga qeveria për 4-vjeçarin e ardhshëm. Lajmin e dha vetë Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet të PS-së në Lezhë.
“Porti turistik i Lezhës,do të pasojë portin turistik të Sarandës, Vlorës, Durrësit, i cili do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut”, u shpreh Rama.
Kryeministri u shpreh se “ky është porti i katër i këtij zinxhiri dhe praktikisht edhe porti që e mbyll këtë zinxhir”. Rama gjithashtu ka premtuar edhe 4 aeroporte në vend, në Kukës, Sarandë, Vlorë dhe zgjerimin e aeroportit të Tiranës.