
Nga dita e mërkurë, vendet anëtarë të Bashkimit Europian kanë nisur të marrin vendime për shtetet me të cilat do të hapin kufijtë e tyre.
Kjo pasi rekomandimi i BE-së që kufjtë të hapen gradualisht për udhëtime jo të domosdoshme për 15 shtete, nuk është i detyrueshëm për ta.
Bashkimi Europian do të rishikojë listën e vendeve të treta çdo dy javë dhe ruan të drejtën për të ndërhyrë edhe në rast se ksuhtet përkeqësohen shpejt në ndonjë shtet.
Shqipëria nuk ishte pjesë e kësaj liste, por Mali i Zi dhe Serbia po. Pavarësisht ksaj, për momentin, malazezët mund të udhëtojnë drejt 10 vendeve të BE-së dhe serbët lejohen vetëm nga nëntë shtete europiane.
Kjo sipas BIRN mund të ketë të bëjë me hetimin e rrjetit investigative ballkanik që zbuloi se të dhënat nga sistemi informative COVID-19 i shtetit serb tregonin dyfishin e numrit të viktimave krahasuar me atë të raportuar nga autoritetet.
Vendet e treta të listës së BE-së duhet të plotësojnë kritere që lidhen me numrin e rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit dhe për 100,000 banorë. Ky numër nuk duhet të kalojë mesataren europiane dhe duhet të ketë trend të qëndrueshëm ose në rënie.