
284 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1,951 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se pesë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Viktimat ishin të moshës 67 deri në 86 vjeç.
224 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 53,455.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 61,688 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1,519 kanë humbur jetën, ndërsa 6,714 janë ende të infektuar.