
285 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.686 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se pesë pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Po ashtu, 260 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 52.208.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 59.931 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.492 kanë humbur jetën, ndërsa 6.231 janë ende të infektuar.