Petkoviç akuzon Kurtin për ngritje të barrierave ekonomike me Serbinë

Nga Exit News
Petkoviç akuzon Kurtin për ngritje të barrierave ekonomike me Serbinë

Petra Petkoviç, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe ju përgjigjë deklarate të kryeministrit Albin Kurti mbi vendosjen e reciprocitetit, të bëra të hënën në seancën plenare.

Në një deklaratë për median, të botuar në faqen zyrtare Petroviç e quajti reciprocitetin “një eufemizëm për ngritjen e barrierave të reja ekonomike, ndaj të cilave serbët në Kosovë dhe Metohi dhe Beograd ishin ekspozuar gjatë kohëzgjatjes së taksës prej 100 përqind”.

Ai I kërkoi Kurtit t’i “përkushtohej zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht formimit të Bashkimit të Komunave Serbe, në vend të njoftimeve të tilla të lëvizjeve të njëanshme që prishin drejtpërdrejt dialogun”.

Petrovic kritikoi kundërshtinë e Kurtit për nismën “Ballkani i Hapur”, duke u shprehur se “Kurti edhe një herë tregon gjithë dritëshkurtësinë e tij politike dhe të ngujuar në të kaluarën”.

“Në Prishtinë nuk ka vesh për ndonjë ide politike novatore nëse ka të bëjë me Beogradin dhe se e vetmja politikë që ndjek Prishtina është urrejtja, kërcënimet dhe shantazhet.

Fatkeqësisht, i skllavëruar nga politikat e prapambetura që e kthejnë rajonin dekada prapa, Kurti u shkakton dëme të mëdha të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, të cilët kanë nevojë për përparim dhe prosperitet ekonomik”, përfundoi Petrovic.

Kurti shprehu vullnetin e tij për vendsojen e masës së reciprocitetit, si e vetmja mënyrë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>